WhatsApp është një ndër aplikacionet më të dashura dhe më të shkarkuara. Ja disa kuriozitete që nuk i dini për të:
1. WhatsApp u themelua nga 2 ish punonjës të mëparshëm të Yahoo!, Brian Acton dhe Jan Koum.
2. WhatsApp ka shpenzuar 0 lekë për marketing, PR dhe shkarkimin nga përdoruesit.
3. WhatsApp ka 70% të përdoruesve aktiv në ditë.
4. WhatsApp thotë se i shtohen 1 milionë përdorues çdo ditë.
5. Numri i nënpunësve të WhatsApp momentalisht është 55.
6. Ky është aplikacioni i 5-të më i downloduar në Android.
7. Facebook dhe Twitter patën mundësinë të punësonin krijuesin e këtij aplikacioni, Brian Action, por nuk e bënë.
8. Mesatarisht, në WhatsApp dërgohen 19 miliardë mesazhe dhe merren 34 miliardë mesazhe çdo ditë.(plus 600 milion foto dhe 100 milion video)
9. Facebook e bleu WhatsApp-in për $19 miliardë.($4 miliardë para në dorë, $12 miliardë aksione dhe $3 miliardë aksione të kufizuara)
10. WhatsApp ka numrin më të madh të përdoruesve për inxhinier.(një inxhinier është përgjegjës për 9 milion përdorues aktiv)
/businessmag.al