12 Pengesa Befasuese të Wi-Fi në Zyrë

Asgjë nuk e pengon më shumë vendin e punës se sa mungesa e qasjes në internet. Kanë kaluar ditët e kabllove në çdo zyrë. Ambientet e punës gjithnjë e më shumë u ofrojnë stafit dhe mysafirëve Wi-Fi, e cila mund të dëmtojë rrjetin tuaj të wireless, veçanërisht nga rritja e mjeteve të cilat janë të lidhura.

Ju me siguri do të befasoheni se cilat gjëra dhe situata të përditshme po ngadalësojnë rrjetin tuaj. Këtu janë 12 çështje të zakonshme të çdo zyre, varësisht se a është e madhe apo e  vogël.

  1. Xhamat me ngjyrë.

Ju mendonit se sinjali juaj i Wi-Fi do të ishte i shpejtë, por nuk është. Xhamat e lyer shpesh kanë shtesa metalike të cilat mund t’a absorbojnë sinjalin e Wi-Fi. Pra nëse zyra juaj është përplot me dritare ose dhoma xhami të konferencave, do të ndikojë në sinjalin tuaj.

  1. Pasqyret

Këto janë vampirë të mëdhenj të Wi-Fi. Pasqyret mund të dobësojnë forcën e sinjalit në 50 përqind sepse ato reflektojnë ndaj sinjalit. Nëse banja është në mes të ruterit dhe tavolinës tuaj, është pjesë e problemit.

  1. Uji.

Ju mund t’a doni akuariumin në zyrë, por uji, si xhami, është pengues i madh i Wi-Fi për shkak të densitetit të tij. Absorbon dhe dobëson sinjalin. Nëse ndonjëherë e keni vënë re se sinjali juaj bie në plazhë ose afër trupave të mëdha me ujë, kjo është arsyeja.

  1. Rrjetat e telit.

Rrjetat e telit janë materiale të zakonshme të ndërtesës, e cila do të thotë se muret tuaja janë të mbuluara me metale. Metali është gjithashtu pengues i sinjalit tuaj të Wi-Fi. Për t’a kuptuar këtë është të siguroheni se keni pajisje të mjaftueshme për të bërë dallimin. Ju mund të keni nevojë për zgjerues për të rritur sinjalin e ruterit.

  1. BYOD.

Gjithashtu e njohur si ‘’ Silleni Pajisjen Tuaj’’ është një trend i madh i cili po takson shumë vende të punës. Shumë ruterë ngarkohen nga 10-20 pajisje. Me shumimin e sotëm të tabletëve, smartfonëve, laptopëve dhe pajisjeve të wireless në zyrë, si printeri juaj ose Televizori Apple në dhomën e konferencës, sinjali prishet shpejtë. Planifikoni sipas këtyre.

  1. Takimet e bordit.

Ne kemi dëgjuar më shumë se një storie horror të stafit të IT duke u përleshur përderisa rrjeti bie nën peshën e të gjithë anëtarëve tuaj të bordit duke shkarkuar një prezantim 20 MB në të njëjtën kohë, në të njëjtën dhomë. Shamgni irritimin e bordit tuaj. Sigurohuni që sinjali juaj është i mirë para se të fillojë takimi. Edhe më mirë, jepuni kanalin e tyre.

  1. Shumë Rrjete të Ndara të Wi-Fi.

Nuk është e pazakonshme në disa ambiente të zyrës, shpesh pa staf formal të IT, të kenë ruterë të shumtë duke funksionuar në kanale dhe fjalëkalime të ndryshme për të rritur mbulimin. problemi është se, rrjetet e Wi-Fi në afërsi mund t’i ndërhyjnë njëra tjetrës. Sigurohuni që dikush të vendosë sistemin tuaj në atë mënyrë që çdo ruter ose pikë qasjeje të jetë në kanalin e duhur për pengesë të kufizuar.

  1. Hapësira e vogël.

Është shumë e rëndësishme të vlerësoni në mënyrë të duhur nevojat dhe hapësirën e pajisjeve përgjatë zyrës për t’u siguruar për një sinjal të fortë. Me fjalë tjera, mos mbani ruterin tuaj prapa dollapit dhe të ulni skuadrën tuaj para dyerve të xhamit.

  1. Pajisje të vendosura poshtë.

Një numër i bizneseve përdorin pajisje të pajisura nga ISP e tyre ose ruterë të vendosur në dollapin e poshtëm dhe pastaj ankohen për çështje të performancës. Kur vendosni Wi-Fi  për një biznes të vogël ( 1-3 punonjës), si minimum, investoni në një ruter më të mirë. Kur të shtoni punonjësit, kaloni në shkallën e biznesit në fillim. Kokëdhimbjet e rrjetit të dobët gjatë takimeve të bordit nuk janë të vlefshme sa ju mendoni që kurseni duke siguruar një ruter më të dobët.

  1. Dollapët e metalit.

Sinjalet e wireless dobësohen për shkak të metalit kështu që mos i vendosni ruterët tuaj në një dhomë të mbushur nga dollapë të metalit. Mund të jetë e dukshme, por do të befasoheshit se sa shpesh ndodh kjo.

  1. Kuzhina juaj.

Mund të ketë për të ngrënë, por ka gjithashtu edhe shumë gjëra tjera të cilat dobësojnë sinjalin e Wi-Fi. Frigoriferët dhe veçanërisht mikrovalat ndërhyjnë në sinjal,  kështu që mbani pajisjet tuaja larg kuzhinës.

  1. Njerëzit.

Me të vërtetë? Plotësisht. Trupi i njeriut është 50-65 përqind me ujë, dhe turma e njerëzve në një festë të zyrës mund të jetë një pengesë e madhe e Wi-Fi. Vendosni ruterin tuaj në tavan për të zvogëluar gjasat e ndërhyrjes nga kolegët tuaj.

Tani që i dini arsyet më të rëndësishme se pse Wi-fi i zyrës tuaj është i dobët, mund t’a rregulloni atë. Ndoshta ju keni  nënvlerësuar nivelin e pajisjes dhe keni mbështetur nevojat e biznesit tuaj. Nëse keni më shumë se tre njerëz që punojnë në një hapësirë, ose ua hapni Wi-Fi tuaj mysafirëve dhe stafit, kaloni në pajisje të shkallës së biznesit.

Vetëm nëse punoni në një studio një dhomëshe, mundësitë janë se ju keni nevojë për një zgjerues ose një pikë të hyrjes për të shpërndarë sinjalin përgjatë hapësirës pa penguar takimin e bordit të drejtorëve. Mos e lejoni që kjo të ju ndodhë.

NANDAN KALLE

Nandan Kalle është drejtor i rrjetit komercial për Linksys. Ai është përgjegjës për strategjinë, ekzekutimin global dhe bashkësinë e biznesit.

://entrepreneur.com.al