“Nëse dështon të planifikosh, ti je duke planifikuar dështimin”
-Benjamin Franklin
Është e kuptueshme se fundjava është koha kur punëtorët fokusohen në relaksim, familjen e tyre dhe argëtim. Dhe nuk ka asgjë të keqe rreth kësaj, por ju gjithashtu mund të mendoni për gjëra më të mëdha. Në vend se të shfrytëzoni fundjavën thjesht për kohë të lirë, ka gjëra që ju mund të bëni para kohe në mënyrë që java e ardhshme e punës suaj të shkojë më mirë.
Fatkeqësisht, ne rrallë i vlerësojmë shprehitë e fuqishme që mund të ndryshojnë jetën tonë. Nuk ka rëndësi nëse ju jeni i ri për ndërtimin e një zakoni të ri, apo dikush i vjetër, provoni këto pesë zakone të fundjavës për t’i vendosur vetes një javë të suksesshme të punës.
- Bëni gjumë të mjaftueshëm
Shumë herë, ne i largojmë oraret tona në fundjavë- duke i thënë vetes se duke qëndruar jashtë deri vonë apo duke fjetur më pak ‘nuk është një problem’ sepse është fundjavë. Por, ky zakon iu çon drejt dështimit duke e bërë më të vështirë që të zgjohesh me orar të hënën në mëngjes.
Çdokush ka nevojë për sasi të ndryshme të gjumit, por kjo nuk është më pak se 6.5-7.5 orë. Studimet tregojnë se mungesa e gjumit shkakton probleme me funksionin e trurit. Mungesa e gjumit shkakton probleme në marrjen e vendimeve, duke kontrolluar gjendjen shpirtërore në zgjidhjen e problemeve. Edhe gjumi i zgjatur mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sulmit në tru.
Këto efekte negative ju largojnë nga të pasurit një javë sa më produktive. Zakoni i mbajtjes së orarit të rregullt të gjumit gjatë fundjavës do të jetë përcaktues në atë se sa do të jeni të suksesshëm në punë, gjatë javës së ardhshme.
- Gjeni kohë për argëtim
Fundjava duhet të jetë një pushim nga puna, e jo një vazhdim i saj. Fatkeqësisht, një studim i vitit 2010 tregoi se një e treta e e punonjësve amerikanë punojnë orë shtesë në fundjavë (sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve janë veçanërisht fajtorë për këtë mëkat lidhur me punën). Mos e bëj këtë! Shfrytëzoni fundjavën për tu relaksuar, dhe për të ndjekur hobitë tuaja. Mbani në mend se Warren Buffett luan me kitarën e tij gjatë kohës së lirë. Nëse ai ka kohë për argëtim, mund të keni edhe ju.
Nëse koha e lirë është një koncept i huaj për ju, provoni të kaloni kohë me fëmijët tuaj duke bërë një projekt arti, apo të kaloni kohën me bashkëshortin, ose thjesht të dilni për të ecur në natyrë, duke parë zogjtë dhe natyrën. Bëj diçka që të argëton. Bëje zakon që të argëtohesh në fundjavë, për të pastuar mendjen dhe kur të kthehesh në zyrë të ndjehesh i rifreskuar.
3.Jini falenderues
Shumë nga njerëzit më të suksesshëm në botë e kanë zakon të falenderohen. Kjo është një praktikë e mirë, për ta bërë veçanërisht në fundjavë, në qoftë se i frikësoheni mëngjesit të së hënës.
Në vend se të urreni javën e ardhshme të punës, bëjeni zakon që në fundjavë të jeni falenderues për të gjitha të mirat në jetën tuaj. Jini mirënjohës që keni një punë,(apo një biznes që e drejtoni), një vend për të jetuar, një familje dhe shoqëri të cilët të duan, dhe shumë gjëra të tjera. Shkruani në një revistë të veçantë tre deri në pesë gjëra të veçanta që ju jeni mirënjohës për to, pa marrë parasysh sa të vogla. Ju do të kuptoni se duke e bërë një zakon mirënjohjeje ndikon që java e ardhshme e punës të jetë e lehtë për t’u përballuar dhe më e kënaqshme.
Nëse e shihni veten se jeni duke u zvarritur në fillim të javës, ri-lexoni shënimet tuaja. Frymëzimi që do të ndjeni do t’ju ndihmojë që të ktheheni në punë, me një mendim më produktiv.
- Shikojeni qëllimin e madh
Fundjavat janë një mundësi e mirë për të shikuar drejt qëllimeve të mëdha. Si po shkojnë gjërat në jetën tuaj personale dhe profesionale? Një e shtunë apo e dielë është një kohë e mirë për të reflektuar dhe planifikuar të ardhmen tuaj. A jeni të kënaqur me karrierën tuaj? A është jeta juaj familjare si keni shpresuar se do të jetë? Nëse jo, çfarë lloj ndryshimesh duhet të bëni?
Bëjeni zakon të shqyrtoni progesin tuaj në qëllimet mujore apo vjetore. A keni mundur të stërviteni tre herë në javë? Nëse jo, si mund të punoni në këtë javën që po vjen? Duke shqyrtuar se si qëllimet tuaja janë duke përparuar, ju mund të bëni ndryshime të nevojshme për javën e ardhshme të punës. Këto zakone ju ndihmojnë të arrini sukses në të gjitha sferat e jetës- në punë dhe në gjëra tjera.
- Planifikoni javën të dielën në mbrëmje
Shumë njerëz nuk mendojnë për javën e punës derisa ajo vjen tek ta. Kjo mund të sjellë problem. Është shumë më mirë për të mendohet dhe planifikohet java të dielën në mbrëmje se sa të hënën në mëngjes.
Kjo do të thotë planifikimi që nga veshja që ju do të veshni të nesërmen, apo vendimi se kush do të marrë fëmijët dhe se çfarë do të ketë për darkë. Bëni që fëmijët tuaj të zgjedhin rrobat e tyre për shkollë dhe të siguroheni se ata kanë të gjitha ato që iu duhen në çantat e tyre. Ky zakon do t’iu kursejë një kokëdhembje të madhe të hënën në mëngjes, dhe duke iu bërë më të suksesshëm gjatë javës.
Nga të gjitha këto që u thanë, gjëja më e rëndësishme në lidhje me këto pesë këshilla është për t’i bërë ato zakone. Zakonet – diçka që ne bëjmë gjatë gjithë kohës pa menduar – janë një mënyrë thelbësore për të ruajtur fuqinë e trurit tuaj për vendimet më të rëndësishme. Kur ju i bëni këto pesë zakone gjatë fundjavës, ju do të arrini një sukses gjatë javës së punës, çdo javë, pa dështuar.
/entrepreneur.com.al