8 Mënyra se si Udhëheqësit mund të Zvogëlojnë Ankthin në Punë

Të jesh udhëheqës kërkon aftësinë për të udhëhequr njerëzit në mënyrë që të keni biznes fitimprurës. Kjo nganjëherë mund të jetë e  frikshme dhe stresuese.

Këtu janë tetë këshilla se si të mos lejoni stresin dhe ankthin të ju pengojnë nga të bërit një menaxher efikas.

  1. Dini prioritetet tuaja.

Gjëja e parë që një person duhet të kuptojë është të dijë se çfarë detyre duhet të përmbushet. Duke ditur se çfarë duhet të bëni mund të ju kursejë shumë kohë dhe stres. Do  të ishte humbje kohe nëse do të performonit ndonjë detyrë për disa javë dhe pastaj të kuptoni se nuk është dashur t’a shpenzoni gjithë atë energji në drejtim të gabuar.

  1. Zhvilloni një strategji.

Mësoni se si të zhvilloni një plan se si ti përmbushni detyrat. Shkruani hapat të cilët ekipi juaj duhet t’i marrë për të arritur qëllimin. Kjo do ju kursejë shumë kohë dhe do të zvogëlojë stresin dhe ankthin.

  1. Veproni.

Sapo të kuptoni se çfarë duhet të bëni, hapi i ardhshëm është të performoni veprimet të cilat kërkohen për të përfunduar atë punë. Kjo do ju ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe ankthit e të nxituarit në minutën e fundit.

  1. Komunikoni në mënyrë të qartë.

Është e rëndësishme që të gjithë në ekip të jenë në të njëjtën valë. Për shembull, kompania juaj ka nevojë të zhvillojë një fushatë të re reklamimi, dhe ekipi juaj duhet t’ia prezantojë bordit se si të bëhet ajo. Gjëja e fundit që duhet të ndodhë është që anëtarët e ekipit tuaj të supozojnë se e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ti bëjnë ato sipas ideve të tyre. Flisni me ata çdo ditë për t’u siguruar se gjithçka po bëhet sipas planit.

  1. Përgatituni për befasi të papritura.

Nganjëherë, ndodhin gjëra të cilat i befasojnë të gjithë. Bëhuni fleksibilë, dhe kur kto gjëra ndodhin mësoni se si të përballeni me to menjëherë. Për shembull, disa anëtarë të ekipit mund të sëmuren dhe të mos jenë në gjendje të përfundojnë detyrat e nevojshme. Në vend se të stresoheni, kërkojuni disa njerëzve tjerë ti përfundojnë ato. Përgatitja ndaj befasive është e  rëndësishme kur bëheni udhëheqës.

  1. Qëndroni në krye të çdo gjëje.

Bëni ato që mundeni sot. Mos i shtyeni gjërat kur mund ti përfundoni sot. Nuk e dini kurrë se çfarë mund të dalë e cila ka nevojë për vëmendjen tuaj të menjëhershme. Duke qenë efikas në baza ditore mund të parandalojë problemet në të ardhmen.

  1. Mësoni nga gabimet e juaja.

Është e rëndësishme të mësoni nga gabimet kur jeni udhëheqës. Flisni me të tjerët dhe shikoni se si mund t’i përmirësoni aftësitë tuaja të udhëheqjes. Të jesh udhëheqës efikas kërkon shumë punë dhe ushtrime. Çelësi është të përmirësoheni vazhdimisht dhe të jeni në gjendje të pranoni këshilla nga të tjerët.

  1. Mos supozoni asgjë.

Në fund, mos supozoni asgjë kur jeni udhëheqës efikas. Bëni pyetje, dhe qëndroni të vëmendshëm ndaj atyre që po ndodhin. Nëse shfaqet ndonjë problem, atëherë zgjidheni atë menjëherë. Komunikimi me anëtart e ekipit është vital në një biznes të suksesshëm, dhe mos supozoni se gjithçka do të shkojë sipas planit.

/entrepreneur.com.al