Nuk ka punonjës, ekip, menaxher, ose partner të përsosur, por ka disa çelësa për menaxhment të mirë i cili është i mirë për të gjithë. Për të qenë menaxher i mirë, ju duhet të mësoni se kur është koha të filloni udhëzimet dhe disiplinën dhe kur është më së miri të largoheni dhe të lejoni lirinë individuale. Për të ndërtuar një ekip fitues, ju duhet të dini ekuilibrin tuaj dhe të harroni të gjitha pritshmëritë rreth përsosmërisë. Mësoni të shijoni rrugëtimin.
Këtu janë nëntë çelësa për menaxhment të mrekullueshëm.
- Lejoni që çdo person të shkëlqejë.
Si menaxher i ndonjë ekipi, suksesi i skuadrës duhet të shpërndahet, dhe jo të fokusohet vetëm tek ju. Që anëtarët e ekipit tuaj të kenë sukses, ata duhet të ndihen se janë arsyeja e suksesit të ekipit. Anëtarëve të ekipit duhet t’iu jepet mundësia që të rrisin kapacitetet e tyre individuale. Ju duhet t’u tregoni rëndësinë e tyre, edhe individualisht edhe bashkërisht.
Mënyra më e lehtë për të ndërtuar vetëbesim brenda anëtarëve të ekipit është të ofroni ndjeshmëri dhe falenderime kur është nevoja. Mbroni dhe komplimentoni sukseset e tyre, të mëdha dhe të vogla, publikisht dhe privatisht. Kur vendosni vlera të larta në çdo individ të ekipit dhe ndani kontributet e tyre hapur, lidhjet thellohen dhe motivimi rritet.
- Takoni anëtarët në vendin që janë.
Çdo anëtar i ekipit vjen me nevoja unike dhe tipare personaliteti. Forca e një personi në ekipin tuaj do të jetë dobësia e një personi tjetër.
Për të qenë efikasë në çdo lloj të rolit të udhëheqjes, ju duhet të keni shkathtësinë për të parë se ku është çdo person, dhe t’i rrisni ata nga ai vend. Si menaxheri i tyre, ju duhet të jeni mjaftueshëm inteligjentë për të ndërruar stilin tuaj të komunikimit për të shkuar mirë me individët me të cilët punoni.
Zbuloni gjuhën emocionale që secili e flet, dhe mësoni të komunikoni në mënyra të cilat do t’i fuqizojnë ata që të bëjnë më të mirën. Për të menaxhuar në këtë mënyrë, ju duhet të njihni çdo anëtar personalisht.
- Mbani një rol mbrojtës.
Bëhuni mbrojtës të anëtarëve të ekipit. Duajini ata sikur të ishin anëtarë të familjes. Nuk po them që të trajtoni dikë si të nënshtruar.
Bëhuni me autoritet. Një udhëheqës te i cili do të kërkojnë udhëzime dhe miratime.
Kur anëtarët e ekipit tuaj ndihen të mbrojtur, ata do të ndihen të vlefshëm, e cila do të ndërtojë një ambient pozitiv dhe të sigurtë të punës. Në këto ambiente mbrojtëse, njerëzit janë më shumë në gjendje të rrezikojnë sepse e dinë se do të kenë mbështetje. Kur dështimet ndodhin, ata duhet të besojnë se ju do të kaloni kohë me ata për të analizuar, korrigjuar, ri-kalibruar dhe pastaj t’u besoni atyre mjaftueshëm që t’i dërgoni prapë në të njëjtën detyrë.
- Lejoni anëtarët e ekipit të jenë spontanë.
Si menaxher, ju duhet të mbështetni dhe të inkurajoni instiktet natyrale dhe dëshirat e individëve të ekipit. Ju natyrisht që duhet t’i mbani ata në rrugë, por ata duhet të kenë lirinë për të funksionuar me spontanitetin e instikteve të tyre.
Kur inkurajoni spontanitetin dhe reagimin e individëve, ju do të shihni më mirë forcat dhe dobësitë e ekipit në atë moment. Kjo ju mëson se si të udhëzoni më mirë çdo person.
- Jepuni atyre hapësirë.
Nuk ka asgjë më keq se sa një autoritet menaxhues i cili rri një pritje të çdo fjale dhe vepre.
Që ekipi juaj të ketë sukses, duhet të ndaloni se ngacmuari ata.
Mund të jetë e vështirë t’a largoni këtë gjë dhe t’i lini ata të punojnë, por njerëzit punojnë më me efikasiteti kur rrjedha e tyre mendore nuk ndërprehet vazhdimisht. Kjo mund të jetë e vështirë për ju nëse keni natyrë kontrolluese, por duhet të jeni në gjendje të ndaloni impulset tuaja imponuese. Duhet t’i besoni ekipit tuaj dhe të lejoni që secili të shtojë shijet e tyre në supë.
- Mos prisni që ata ‘’t’a dijnë’’.
Udhëheqja nuk është një lojë supozimi. Tregohuni të qartë me anëtarët tuaj të ekipit; mos luani lojëra me ta. Tregojuni se për çfarë keni nevojë, çfarë dëshironi dhe çfarë prisni në një gjuhë të qartë dhe të drejtë. Kurr mos prisni që njerëzit të lexojnë mendjen tuaj, ose të dinë se çfarë duhet të bëjnë.
Merrni disa minuta shtesë që të siguroheni se anëtarët e ekipit janë në të njëjtën faqe me ju dhe pastaj lironi ata. Kur njerëzve iu tregoni saktësisht se çfarë dëshironi dhe prisni, ata do të ndihen të shtyrë për t’ua ofruar juve ato. Sa më të qartë që jeni, aq më i suksesshëm do të jetë ekipi juaj.
- Zvogëloni ngatërresat.
Ka menaxherë të cilët reagojnë ende pa pasur informacionet e nevojshme për të marrë ndonjë vendim ose të supozojnë diçka.
Për të qenë të mirë, ju duhet të dëgjoni dhe të vëzhgoni, më shumë se sa flisni. Është gjithmonë më mirë të bëni pyetje se sa të flakni akuza të egra.
Bëhuni të durueshëm. Askush nuk mund të ketë sukses me një menaxher emocionalisht të paqëndrueshëm. Ka shumë zona gri në biznesin tuaj përderisa kërkoni të siguroni dhe të mbyllni marrëveshje të reja.
- Vlerësoni ekipin tuaj.
Nuk mund të mos ia dini vlerën anëtarëve të ekipit, përpjekjeve të tyre ose suksesit të tyre. Vlerësoni ata për atë që janë dhe për atë që kontribuojnë. Vlerësimi është i rëndësishëm në botën e biznesit.
Ju nuk duhet të dëshironi që anëtarët e ekipit tuaj të jenë vetëm të suksesshëm: Ju duhet të dëshironi që ata të jenë të lumtur.
Krijimi i një ekipi të mirë fillon me dashuri. Duajeni atë që bëni, duani ato që bëjnë, dhe do të krijoni një ambient ku të gjithë kanë mundësinë të lulëzojnë.
Ekipet fituese janë të zhvilluara me udhëheqës të cilët kanë aftësinë për t’u përshtatur me nevojat e çdo anëtari të ekipit. Kur menaxhoni çdo anëtar individualisht, ju rrisni forcat e tyre dhe mësoni se si t’i përmbushni zonat e tyre më të dobëta.
Mbështetja e vërtetë duket kështu. Ekipet e mbështetura janë ekipe të suksesshme.
/entrepreneur.com