Ju Mungon Loja Me Gjarpër? Nokia 3310 Po Kthehet

Nëse ju ka munguar telefoni më i thjeshtë dhe pa njoftime, kemi lajme për ju.

Në Mobile World Congress në Barcelonë këtë muaj, HMD Global Oy, prodhuesit finlandezë që mbajnë të drejtat e markës Nokia, thuhet se do të zbulojnë katër telefona, përfshirë edhe versionin e përmirsuar të së dashurës Nokia 3310.

Nokia fillimisht lansoi telefonin në vitin 2000 dhe e ndërpreu modelin në vitin 2005. Gjatë asaj kohe, shiti 126 milion dhe ishte kompania me shitjet më të mëdha në botë. Iphone i parë do të arrinte në skenë dy vite më vonë, duke e transformuar përgjithmonë tregun e telefonave.

Modeli 3310 ishte i njohur për baterinë e tij super të gjatë, për strukturën e tij të fortë dhe lojën e famshme ”Snake”. Versioni i ardhshëm thuhet se do të shitet rreth 59 euro($62.47).

Duket se njerëzit janë shumë të emocionuar për rilindjen e 3310, të paktën ata që nuk e kanë ende diku në sirtaret e tyre.

/entrepreneur.com.al