Këta ish të burgosur janë bërë sipërmarrës të suksesshëm

1. Martha Stewart
Në vitin 2004, themeluesja e Omnimedia, Martha Stewart u fut në burg për një periudhë kohore prej pesë-muajsh për pengim të drejtësisë në lidhje me tregtim të brendshëm. Ndërsa ishte në burg, aksionet e kompanisë së saj së medias u rritën dhe ajo u bë miliardere.

2. Piper Kerman
E dënuar për pastrim parash, Kerman u fut në burg. Përvoja e saj më vonë do të shërbejë si frymëzim për serialin hit të Netflix “Orange is the New Black” me të cilin ajo fitoi shumë para.

3. Frederick Hutson
Pasi u kap duke trafikuar 3000 kg marihuanë, në burg Hutson ndërtoi Pigeonly, një bazë të dhënash për të ndihmuar anëtarët e familjes të gjejnë të burgosurit. Aplikacioni popullor Pigeonly lejon familjet e të burgosurve të dërgojnë fotografi të shtypura nga një smartphone.

4. Coss Marte
Një arrest për drejtimin e një marrëveshje 2 milionë dollarë për drogë në Nju Jork u futi Marte në burg. Pas lirimit, ai hapi ConBody, një “kompani stërvitje” në burg dhe tani ka 400 klientë në javë.

5. Cedric Hornbuckle
Pasi bëri tetë vjet burg nën akuza për drogë, Hornbuckle ndoqi “Programin për Sipërmarje” në burgun me qendër në Teksas. Në vitin 2008, ai hapi kompaninë e tij të lëvizshme nëpër burgje të quajtur “Moved by Love”.

6. Curtis “50 Cent” Jackson
Pasi u fut disa kohë në shkollë riedukimi sepse ishte i mitur, ai nënshkroi marrëveshje me Eminem dhe Dr Dre. Më pas ai ndërtoi një perandori: veshje, filma, video-games, dhe miniera platini. Aksionet e tij në kompaninë “Vitamin Water” i dhanë gjithashtu dividentë.

7. Kevin Mitnick
Në moshën 16 vjeçare, Mitnick kërkohej nga policia pasi hack-oi 40 korporata. Ai ndejti në arrati për tre vjet. Pas lirimit nga burgu në vitin 2002, ai hapi kompaninë e ti për siguri “Mitnick Security”. Ai ende “prish network-et”, por kompanitë e paguajnë atë për të gjetur dobësitë në faqet e tyre.

/businessmag.al