Trajnimi i punonjësve mund të jetë kritik për suksesin e kompanisë. Mirëpo, të vendosësh dhe të ofrosh trajnimin e duhur mund të jetë e vështirë.
Platforma e mësimit të korporatave Bridge së fundmi bëri një anketë me më shumë se 1,000 punonjës të U.S. që të masë ruajtjen dhe harresën nga trajnimet. Në shumë raste, kompanitë trajnojnë punonjësit e tyre, por këta punonjës nuk i ruajnë ato që mësojnë. Në fakt, 70% e të anketuarve e pranuan se kanë harruar ato që kanë mësuar brenda 24 orëve.
Megjithatë ky nuk është vetem faji i punonjësve. Shumë punonjës nuk përdorin mjete të përshtatshme të ruajtjes së informatave që t’i ndihmojnë të mbajnë në mend. Më pak se gjysma e punonjësve pranuan që përdorin rikujtuesë në kalendar dhe shënime, vetëm 9 përqind thanë që ata drejtohen nga doracaku i punonjësve.
Kjo prezanton një mundësi të madhe për kompani që të ofrojnë burime të korporatave të dizajnuara të rrisin ruajtjen e informatave. 72 përqind e të anketuarve thanë që do të përfitonin nëse do kishin pranuar përkujtuesë në email për temat që fliten në trajnime të kompanive.
Kur vjen puna tek trajnimi i punonjësve, një tjetër mungesë e tyre është që shumica e kompanive nuk ofrojnë mjaftueshëm. Thjeshtë të trajnosh një punonjës në fillim të punës së tij, ose dy herë në vit, nuk do ta tretë atë. Sa më pak kohë që kalon në mes të seancave të trajnimit të punonjësve, më shumë ka gjasa që punonjësit do të mbajnë në mend çfarë kanë mësuar. Më shumë se një e treta pjesë e studimit thanë që marrin pjesë në trajnime të punonjësve çdo tre muaj.
Edhe pse ruajtja e informatave mund të duket si problem i vogel, me mijëra orë shkojnë kot përderisa punonjësit u përgjigjen pyetjeve dhe kërkojnë informatat vazhdimisht. 45 përqind e atyre pranuan që kalojnë të paktën 15 minuta duke kërkuar informata për ato që kanë diskutuar më parë. Kjo mund të tingellojë si sasi e kohës e parëndësishme, por merrni në konsideratë që një organizatë me 1,000 punonjës humb 5,850 orë për shkak të kësaj çështjeje.
Përveç kësaj, 77 përqind e të anketuarve zbuluan se ata kalojnë 15 minuta duke u përgjigjur pyetjeve ose duke shpjeguar nocionet që tashmë kanë diskutuar. Sërish, për një kompani me më shumë se 1,000 punonjës që përbëhet nga 10,010 orë të humbura të prodhimtarisë.
/entrepreneur.com