Shumë njerëz besojnë se ata duhet të shkojnë në shkollë, të marrin nota të mira, të punojnë shumë dhe të fitojnë një punë të mirë për t’u bërë të suksesshëm. Sot, një edukim i mirë dhe punësimi fitimprurës janë thjeshtë gjendje ekzistuese, këto kualifikime nuk janë më formula të dëshmuara për pasuri dhe sukses.
Arsimimi natyrisht që ka vendin e tij dhe meritën e tij, por gjithashtu nuk është i nevojshëm gjatë gjithë kohës. Ka shumë ndërmarrës të cilët nuk kanë shumë arsimim, por ia dolën të jenë jashtëzakonisht të suksesshëm.
Më poshtë keni disa personalitete të cilët lanë gjurmë në botë pavarësisht mungesës së tyre të arsimimit. Shikoni këto raste dheh vendosni se a duhet të shkoni në universitet apo jo nëse dëshironi të ndërtoni një biznes fitimprurës.
- Steve Jobs
Me siguri që nuk ka shumë njerëz të cilët nuk e dijnë historinë e Steve Jobs, bashkë-themeluesit të Apple. Edhe pse ai përfundoi Shkollën e Mesme Homestad në vitin 1972, ai përfundoi duke lënë Universitetin Reed, një arsimim të cilin prindërit e tij mezi e përballonin.
Në kohën e vdekjes të tij në vitin 2011, të ardhurat e Jobs ishin 11 miliardë dollarë. Jo keq për një njeri pa diplomë universitare. Homologu i Jobs, Steve Wozniak, thuhet se ka rreth 100 milion dollarë dhe edhe ai nuk e përfundoi universitetin gjithashtu.
- Richard Branson
Thuhet se të ardhurat e Richard Branson janë 4.9 miliardë dollarë. Themeluesi i Virgin Atlantic Airways, Virgin Records, Virgin Mobile dhe të tjerave marka të Virgin, Branson nuk përfundoi shkollën e mesme, dhe e la në moshën 16 vjeçare. Jo vetëm kjo, por ai kishte edhe vështirësi në lexim dhe kishte performancë të ulët akademike.
Kjo nuk e ndaloi atë që të bënte një emër për veten. Sot, Branson tregohet i sinqertë për rëndësinë e arsimimit, dhe beson fuqishëm se shkollat duhet të bëjnë punë më të mirë në ndihmesën e ndërmarrësve dhe të ofrojnë financime për ta.
- Dave Thomas
Dave Thomas, themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i perandorisë së ushqimeve të shpejta Wendy’s, la shkollën e mesme që të punonte me orar të plotë në Hobby House Restaurant në Fort Wayne, Ind. Edhe pse vdiq në vitin 2002 në moshën 69 vjeçare, të ardhurat e tij thuhet të jenë 99 milion dollarë.
Thomas hapi lokacionin e tij të parë të Wendy në vitin 1969, por zingjiri kishte shumë ngritje dhe ulje deri sa filloi të shfaqej nëpër reklama, dhe duke u bërë emër i njohur në vitin 1990.
- David Green
David Green, të ardhurat e të cilit janë afro 6 miliardë dollarë, kurrë nuk shkoi në Universitet. Ky themelues i Hobby Lobbu, një zingjir i dyqaneve artistike, ka diplomë të shkollës së mesme, por nuk vazhdoi në arsimim më të lartë për shkak se filloi biznesin e tij me bazë në shtëpi në vitin 1970 me 600 dollarë hua. Në vitin 1972, biznesi ishte mjaftueshëm i suksesshëm saqë ishte në gjendje të hapte dyqanin e tij të parë të shitjeve.
Green është filantrop i njohur. Ai dhuron gjysmën e fitimeve të kompanisë së tij në shërbime ungjillore. Sikur në vitin 2012, thuhet se ai dhuroi afro 500 milion dollarë.
- Larry Ellison
Larry Ellison, ish kryeshefi ekzekutiv i Oracle, la dy universitete. Të ardhurat e tij? 54 miliardë dollarë. Pasi ndërtoi baza të të dhënave për CIA-n, ai themeloi Software Development Laboratories(SDL) me dy partnerë në vitin 1977. Kjo kompani në fund do të bëhej Korporata e Sistemit të Oracle në vitin 1982.
Sot, ky multi-miliarder ka zbritur nga pozita e tij si kryeshef ekzekutiv, por qëndron si kryetar dhe si zyrtar i lartë i teknologjisë në Oracle. Qëllimi i tij nuk ishte kurrë të bëhej i pasur, por të krijonte një ambient pune të cilin mund t’a shijonte.
- Kevin Rose
Ky ndërmarrës bashkë-themeloi Revision3, Pownce dhe Milk, por me siguri është më së shumti i njohur për përfshirjen e tij me Digg. Ai ndoqi Universitetin e Nevada-s në Las Vegas në drejtimin e shkencave kompjuterike, por e la atë pas dy vitesh.
Sot, Rose është kryeshefi ekzekutiv i HODINKEE, është anëtar i bordit të Tony Hawk Foundation dhe këshillues në Google Ventures.
- Michael Dell
Michael Dell, sigurisht, është themeluesi i Dell Computers. Të ardhurat e tij thuhet se janë rreth 20 miliardë dollarë. Ai ndoqi Universitetin e Teksasit, por në fund e la atë. Në dhomën e tij të universitetit, ai filloi të formonte themelet e asaj që në fund do të bëhej Dell. Pasi gjeti disa suksese në paketim dhe në shitjen e përditësimeve të kompjuterëve personalë, ai ndërtoi një biznes shumë më të madh.
Në vitin 1992, Dell u bë kryeshefi ekzekutiv më i ri në listën e Fortune 500 në moshën 27 vjeçare.
- Rachael Ray
Ky yll i shfaqjeve televizive të gatimit, autore dhe biznesmene kurrë nuk shkoi në universitet, dhe nuk ka asnjë trajnim formal në artin e kuzhinës. Të ardhurat e saj janë 60 milion dollarë. Shumë mirë për dikë e cila nuk ka kualifikimet për fushën në të cilën punon.
Pas lansimit të shfaqjes së saj në vitin 2006, ajo e promovi atë përmes shumë shfaqjeve në The Oprah Winfrey Show. Ajo është paraqitur edhe në disa programe të njohura gjithashtu.
Mendimet përfundimtare
Morali i historisë? Një personalitet energjik gjithmonë gjen një mënyrë. Arsimimi mund të jetë ose shkalla ose pengesa në arritje. Nëse arsimimi dëshmohet se është një pengesë, ata me shpirt ndërmarrësi do t’a vendosin atë mënjanë dhe do të shkojnë në rrugën e tyre të zgjedhur.
Sot, në kohën informuese, ka shumë mënyra për t’i mësuar dhe zhvilluar aftësitë të cilat ju nevojiten për t’u bërë ndërmarrës të suksesshëm. Arsimimi në shtëpi mund të jetë mundësi e vlefshme për shumicën, veçanërisht nëse keni dëshirë të mësoni nën ritmin tuaj, ose nëse keni fëmijë të cilët janë ambiciozë ose mendimtarë të pavarur.
Është gjithashtu e mundur të gjeni libra në internet, kurse me audio, programe dhe të tjera burime të mrekullueshme në tema të ndryshme, duke iu dhënë secilit mundësinë që të ndjekin pasionet e tyre dhe dëshirën për njohuri.
Shumë ndërmarrës pajtohen se do të mund të kishte pasur mbështetje më të mirë për rritjen e tyre si biznesmenë, veçanërisht nga institucionet e arsimit. Mirëpo, burimet po përmirësohen gjithnjë e më shumë, dhe janë më të përhapura se në të kaluarën, veçanërisht në internet.
Sot, fillimi dhe blerja e një biznesi në internet është një gjë e mirë për shumicën e njerëzve. Mirëpo, ndërtimi i biznesit tuaj në një perandori multi miliarda dollarëshe mund të jetë një çështje krejtësisht tjetër.
/entrepreneur.com.al