Lajme të reja nga Tesla për konsumatorët e etur.
Model 3 është makina elektrike ekonomike që kompania pritet të nxjerrë në treg ne Korrik të 2017-tës. Në fund të vitit 2018, Tesla mendon të prodhojë 10.000 makina në javë.
Një test shpejtësie i bërë së fundmi nga Motor Trend ka vendosur një rekord të ri për Tesla Model S P100D, duke bërë që kjo makinë të arrijë 60 mph në më pak se 2.3 sekonda.
Model 3 i Tesla pritet të jetë një nga planet e kompanisë për të zgjeruar familjen e pronarëve të Tesla, duke vendosur një çmim të përballueshëm nga shumica. Ata janë marrë me ndërtimin e prototipëve gjatë muajit shkurt dhe raportojnë se testet e përplasjes deri tani kanë qenë pozitive.
Burimi:businessmag.al